Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri sot në rrugën ‘Mukadeze Lika’. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Sinjali mëson se polici që qëlloi me armë nënën e tij, është Samir Pacolli, 20-vjeçar.

Burime të Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se e plagosura ndodhet në gjendje të rëndë, teksa po vazhdon trajtimin në QKUK.

Bazuar në informacionet e para, incidenti dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i cila tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Tutje, Ahmeti shtoi se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.