Austria, e cila po lehtëson masat e karantinës, njoftoi se shumica e nxënësve do të kthehen në shkolla më 18 maj dhe klasat do të ndahet në dy grupe, me klasa përgjysmë për të siguruar distancën fizike.
Ndërsa shkollat do të hapen zyrtarisht të premten, 15 maj, mësimet do të fillojnë praktikisht të hënën, 18 maj, tha ministri i Arsimit, Heinz Fassmann, transmeton Telegrafi.
Shumica e klasave do të ndahen në dy grupe, njëra për të ndjekur mësimet nga e hëna deri të mërkurën dhe tjetra nga dita e enjte dhe e premte.
Javën e kaluar, Danimarka zbuti masat që i kishte vendosur për të ndalur përhapjen e coronavirusit dhe hapi shkollat dhe kopshtet, por shqetësimet se ato mjedise mund të bëhen një vend për përhapjen e infeksionit kanë bërë që mijëra prindër të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.