Shpërthejnë grushtat dhe shkelmat pas emisionit “Kampionet” në Kanal 10.

Faruk Statovci dhe Abdedin Zeka janë përleshur fizikisht pas një debati të ashpër në emision.

Ishte një debat i tensionuar mes dy panelistëve, të cilët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre.

GazetaBlic mëson që ndërhyrja e moderatorit ka ndalur dhe nuk e ka lejuar një eskalim më të madh të kësaj përplasjeje.