Foto ilustrim

Një plumb qorr ka goditur dje xhamin e një dere të shtëpisë në rrugën “Vëllezërit Frashri” në Podujevë, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, teksa është bërë e ditur se plumbi ka goditur derën e ballkonit, i cili është thyer.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një predhë të fishekut të armës së zjarrit”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Llapi.info