Ditë më parë dega e LDK-së në Podujevë, që udhëhiqet nga Ekrem Hyseni, prezantoi listën e kandidatëve për deputetë.
Aty mungoi emri i ish-kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu.
‘Lufta’ mes Veliut dhe Hysenit, kishte nisur qysh në garën e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021. Po ashtu, edhe në ato lokale të nëntorit të po atij viti.
Edhe Veliu edhe Hyseni ishin në garë për deputet në zgjedhjet e fundit, por që deputet kishte arritur të bëhet vetëm Agim Veliu.
Derisa, tashmë është zyrtarizuar lista e deputetëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Listë kjo që për degën e Podujevës fillimisht ishte votuar në degën që udhëhiqet nga Ekrem Hyseni.
E për të, Veliu i pati disa fjalë pasi u la jashtë në garë për deputet.
“Qëllimi i tyre është me shkatërru një degë me veglën Ekrem Hysenin, e që ka qenë dega më e fuqishme në Kosovë, mirëpo unë jam i bindur që dega atje ka fuqi edhe intelektuale edhe politike dhe sigurisht do të vijë dita që do ta rikthej namin që e ka pasë dikur si dega më e fuqishme në Kosovë”, u shpreh ai..