Një therje me thikë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Siç pohojnë burimet e Indeksonline, një person i gjinisë mashkullore (A.Maxhuni) u ther me thikë në këmbë nga E.Vrajolli.
Viktima, në këtë rast, ka qenë duke e pritur autobusin me të dashurën e tij (Z.Dobraj), ku më pas pranë tyre është ndaluar një veturë “Audi”.
Personat që kishin qenë në atë veturë (E.Vrajolli dhe A.Vrajolli) kanë dalë nga aty ku edhe kanë filluar mosmarrëveshjet, konflikti fizik e më pas edhe u ther me thikë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
Policia ka iniciuar rastin “vrasje në tentativë”./Indeksonline/