Në Moskë po qarkullojnë lajme se një numër ish-gjeneralësh dhe zyrtarësh të KGB-së po përgatiten të rrëzojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Kreu i ish-punëdhënësit të Putinit – shërbimi i sotëm i sigurisë FSB – thuhet se është jashtëzakonisht i frustruar nga mungesa e përparimit ushtarak në Ukrainë. Aq shumë sa që ka kontaktuar me një numër gjeneralësh dhe ish-personeli të ushtrisë për të ndërmarrë veprime kundër Putinit.
Kjo është bërë e ditur nga analistë të ndryshëm dhe media lokale.
Një grup i quajtur “Siloviki”, i përbërë nga ish-oficerë të FSB-së aktivë në politikën ruse, së bashku me ish-oficerë dhe anëtarë të tjerë të shërbimit të inteligjencës, thuhet se po shtyejnë planin për zëvendësimin e Putinit.
Presidenti rus thuhet se është “shumë i shqetësuar” për një grusht shteti të mundshëm dhe ka forcuar sigurinë në dhe rreth Kremlinit.
Ish-ushtarakët po e shohin Putinin si përgjegjës kryesor për një luftë që tashmë ka kushtuar shumë.