“Është me rëndësi që për këtë të jenë ata që janë lokalë dhe të mos largohen, për këtë pajtohem. Pavarësia e Kosovës është synim i shqiptarëve, ndaj po të isha edhe unë shqiptar atë gjë do ta doja”
Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiq është takuar në ambientet e manastirit me Blerim Shalën, që gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës, udhëhiqte ekipin negociator kosovar.
Janjiq është takuar me të privatisht, ndërsa raportohet se kjo ka ndodhur në mars të vitit 2006. Në një moment Igumenji Janjiq i thotë Shalës e po të ishte shqiptar edhe ai do ta dëshironte Kosovën shtet të pavarur.
“Është me rëndësi që për këtë të jenë ata që janë lokalë dhe të mos largohen, për këtë pajtohem. Pavarësia e Kosovës është synim i shqiptarëve, ndaj po të isha edhe unë shqiptar atë gjë do ta doja”.
Por, sipas mediumit serb, Janjiq nuk është ndalur me kaq, dhe në një moment ka thënë se dikush nga zyrtarët në Beograd duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës,
“Po shikoni Blerim, populli juaj nuk mund ta harrojë atë që ka ndodhur, ndaj është me rëndësi që në ndonjë mënyrë, nga qarqet më të larta politike të flitet, popullit t’i thuhet, ajo fatkeqësi dhe ajo dhembje, nuk të zgjidhet duke u shkaktuar dhimbje të tjerëve, do të duhej të ekzistojnë, mendoj, ekziston në traditë, në kanun, mundësia e faljes, e faljes për diçka, ja unë shpresoj se do të vijë koha, që dikush nga Beogradi, zyrtar, përfaqësues i qeverisë(megjithatë këtë e ka bërë qeveria), pra, natyrisht nuk ka qenë kjo qeveri, kjo është tash, por ndonjë përfaqësues i qeverisë duhet ta thotë ndonjë kërkimfalje, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur pas lufte në Kosovë, kjo tash është çështje e palës suaj se si ju do t’ui qaseni kësaj, por thjesht kjo duhet të bëhet, dhe nuk as unë, dhe të thuhet dhe të niset. disi…”.
Në këtë takim ka qenë prezent edhe kryetari i Deçanit, Nazmi Selmanaj, për të cilin Janjiq ka pasur veç fjalë të mira. Biseda është zhvilluar me tone miqësore dhe Sava u ka thënë bashkëbiseduesve të tij se në Beograd nuk e kuptojnë situatën në Kosovë dhe se ai është njëri prej njerëzve, të cilët janë këtu për të “sqaruar” gjithçka.
“Për mua shikuar personalisht, mendoj, shumëkush thotë statusi, statusi, mendoj, statusi ka rëndësi, po për mua, kjo fare nuk është esenciale, për mua ka më shumë rëndësi se e çfarë cilësie do të jetë ajo shoqëri, si do të jetohet në atë shoqëri, sepse ja tash ne jemi zyrtarisht në Serbi, mendoj, ne asgjë nga kjo nuk kemi këtu, dhe tjetra në njëfarë mënyre, po nesër, nuk e di as unë, së zyrtarisht kjo është Serbi, në njëfarë mënyre, ne edhe më tej jetojmë në këtë mjedis në të cilin jetojmë, me njerëzit me të cilët jetojmë, dhe prandaj duhet t’i zgjidhim problemet të cilat ekzistojnë, dhe vetë ky fakt që do të ketë këtu zyrtarisht një flamur dhe një himn nuk ndryshon asgjë, kështu që në esencë, në jemi për këtë shkak të interesuar”, ka thënë Janjiq në takimin në Deçan”.