Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Muçolli ka hedhur kritika ndaj komunës së Podujevës, e cila sipas tij, sektorin e arsimit është duke e lënë pas dore, njofton Llapi.info.
Muçolli ka thënë se nga rreth 22 milion euro buxhet sa ka kjo komunë, vetëm 5% e mjeteve shkojnë në arsim. Ka thënë se me këtë keqmenaxhim, pushteti është duke mbjellë vetëm varfëri.
Më poshtë ja edhe statusi i Muçollit:
Të nderuar qytetarë Llapian,
Po e ndaj një shqetësim me ju si përfaqësues i juaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Podujevës 2019-2021 posaçërisht në sektorin e ARSIMIT.
Duke marrë parasyshë se arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të qeverisjes lokale dhe nacionale mbetem i shqetësuar me keqmenaxhimin e pushtetit lokal që nuk po ndihmon asgjë në ngritjen e cilësisë në arsim.
Nëse i referohemi vitit 2019 nga 22,320,617€ sa ka gjithsej Buxheti i Komunës së Podujevës nga 7,024,943€ të Investimeve Kapitale vetëm 365,088 € janë parparë të investohen në sektorin e Arsimit që në % i bie vetëm 5.19%.
Nëse analizohet me kujdes buxheti në total i bie që prej vitit 2018-2021 kemi rritje të përgjithshme të Buxhetit të Komunës prej 2,638,576€, si dhe parashihen rritje të Investimeve Kapitale prej 1,985,113, e tëra vjen nga rritja e grandeve që vijnë nga niveli qendor, pavarësisht këtyre rritjteve ne kemi zbritje te Investimeve Kapitale në sektorë të ARSIMIT.
E nëse kjo prapë kalkulohet me % i bie që 94,81% të të hyrave kapitale parashihen të investohen në sektorët tjerë, ndërsa 77% i dedikohen asfaltimit dhe kanalizimit, që i bie se në asfaltim e kanalizim investohen 13.16 herë më shumë se në ARSIM.
Mund të themi se me këtë keqmenaxhim, pushteti po mbjellë VARFËRI, e aty ku ka VARFËRI nuk ka as EDUKIM e nëse s’ka EDUKIM s’ka as ARSIMIM.
F.M