Podujeva dhe fshatrat e komunës së Podujevës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje. Kështu njofton Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, përcjell Llapi.info.
Sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm vjen si rezultat i të niveleve të mira me ujë të liqeneve akumuluese në Batllavë dhe Badoc.
Këto janë zonat që do të furnizohen me ujë të pijshëm:
Podujeva me fshatra, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Obiliqi me fshatra, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Graçanica me fshatra, 24 h ujë pa ndërprerje.
Kishnica, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Lipjani me shumicën e fshatrave , 24 h ujë/pa ndërprerje.
Shtimja me fshatra, 24 h ujë pa ndërprerje.
Fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Zona Industriale dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Pjesa urbane e qytetit të Fushë Kosovës që lidhet direkt me qytetin e Prishtinës, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Hajvalia,Çagllavica, Veterniku, Mati, 24 h ujë/pa ndërprerje.
Prishtinë ( Bregu i Diellit/zona jug, lindje, perëndim, qendër, Aktash I,II dhe III), 24 h ujë/pa ndërprerje.
Të gjitha objektet e reja, të ndërtuara që nga paslufta e deri më tash, 24 h ujë/pa ndërprerje, nëpërmjet rezervuarëve, duke e larguar vetëm një përqindje të vogël që nuk kanë rezervuar të ujit./Llapi.info.