Disa zona në Kosovë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme.
KEDS-i njofton konsumatorët se si pasojë e disa punimeve të cilat janë duke u zhvilluar në rrjet, pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Kosovës, raporton Llapi.info.
Njëra prej qyteteve në të cilat do të ketë shkyçje të energjisë elektrike do të jetë edhe Podujeva.
Ndalja e energjisë do të bëhet nesër dhe pasnesër, duke filluar nga mëngjesi e deri pas mesditës.Llapi.info
Ky është njoftimi i plotë i KEDS-it:
1.
Më 23.08.2016 në NS 220//35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Podujeva 4 (14000004) nga ora 12:00 deri në orën 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vasharishta, Stadioni, Poliesteri, Besiana, Lagja e Kuvajtit, Pompa Iliria private.
Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.
2.
Më 23.08.2016 në NS 220//35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Ballovci ( 14000008) nga ora 08:00 deri në orën 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Lladovci, Sveqela, Dumoshi, Shajkovci, Hertica, Drazhnje,Turiqice, Shajkovc, Dumosh 2, Lladovc fabrika.
Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.
3.
Më 23.08.2016 në NS 220//35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Llausha (14000013) nga ora 08:00 deri në orën 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Llausha,Doberdoli, Zakuti, Kërpimehi, Metehia, Pollata, Dvorishta, Sllatina, Repea, Reqica, Zhitia, Sylevica, Murgulli, Kerpimeh Kralevci, Dumnicë Metollet. Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.
4.
Më 24.08.2016 në NS 220//35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Sillosi (14000006) nga ora 12:00 deri në orën 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sillosi Hekurudha,Tailovit, Sigurimi social, Letanci te shkolla, |Letanci 2 private, Letanci 3 e re, Brecalitë.
Arsyeja e shkyçjes: revizioni i daljes 10kV.