Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës sot ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme për vitin akademik 2016/ 2017, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit të bërë nga kjo drejtori përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata nxënës e studentë që janë banorë të komunës së Podujevës dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.
Numri i përfitueseve të këtyre bursave nuk është bërë i ditur njashtu sikurse edhe çmimi i tyre, i cili, do të përcaktohet në bazë të buxhetit që ka kjo drejtori thuhet në njoftim./Llapi.info