Komunarët e Podujevës kanë hequr dorë nga ndërtimi i objektit të hemodializës.

Edhe pse në Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB 2015-2017) në vitin 2016 ishin paraparë 200 mijë euro për këtë projekt dhe po aq mjete në vitin 2017 për blerjen e pajisjeve për hemodializë, asnjëri e as tjetri nuk figurojnë në Kornizën e re ku pasqyrohen projektet për tri vitet e ardhshme.

Zyrtarët komunalë të Podujevës nuk kanë treguar pse kanë hequr dorë nga ky projekt e as mjetet sa u shkojnë atyre për një vit për bartjen e pacientëve me këtë sëmundje deri në Prishtinë. Ndërkohë, për opozitën heqja dorë nga ndërtimi i këtij objekti shëndetësor është shqetësues.

Shefat e grupeve të këshilltarëve të PDK-së dhe LVV-së kanë thënë se sektori i shëndetësisë nuk është menaxhuar si duhet nga pushteti komunal i Podujevës..,shkruan Koha Ditore.