Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë, njofton Llapi.info

Veliu në këtë takim ka folur për ecurinë për realizimin e projekteve kapitale për vitin 2018 dhe projektet prioritare për vitin 2019. Por, edhe pse e ka thirrur vetë këtë takim, ai nuk qëndroi deri në përfundim të tij.

Pas informimit për këtë ecuri në realizmin e projekteve, ishin pyetjet e qytetarëve të bëra për kryetarin Veliu dhe drejtorëve komunalë.

Adelina Stublla, adresoi pyetje tek Veliu për mamografin në QKMF e Podujevës se kur pritet të jetë funskional, pasi që sipas saj, iu nevojitet qytetarëve.

Në lidhje me këtë, i pari i Podujevës, Agim Veliu tha se detyrë e tij ishte furnizimi me mamograf, aparat ky i cili bën zbulimin e kancerit të gjirit. Por, i njëjti ka me vite i cili nuk është në funksion për mungesë të stafit.

“…Veç me shku une me ja nis me punue me ta, por s’di. Detyrë e imja ka qenë me furnizue me mamograf”, ka thënë Veliu duke i quajtur këto pyetje politike edhe pse janë në interes për qytetarët.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2017, Veliu pati thënë se falë kësaj pajisje në QKMF, qytetaret nuk do të kenë nevojë të shkonin në QKUK të Prishtinës.

“Falë kësaj pajisjeje, femrat llapjanë më nuk do të kenë nevojë të shkojnë në QKUK dhe të presin në termine të gjata për të marrë një shërbim të diagnostikimit, por këtë do ta kryejnë në QKMF në Podujevë në mamografin me aparaturë bashkëkohore dhe pa efekte anësore”, pati thënë Veliu, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur në Podujevë./Llapi.info

Image may contain: 3 people, people standing

No automatic alt text available.