Policia e Kosovës ka asgjësuar rreth 900 bimë kanabis sativa në Komunën e Podujevës.
Sipas pamjeve në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, natën e 19 shtatorit, rreth orës 20: 30 minuta njësitet policore kanë lokalizuar vendin e mbjellur me kanabis dhe kanë djegur rreth 900 bimë të llojit të tillë. Se në cilin fshat të Podujevës janë gjetur këto bimë nuk është bërë e ditur, njofton Llapi.info.
Në pamjet e realizuara shihet se rreth 4 ari janë mbjellur me kanabis ku madhësia e tij arrin deri në dy metra. Kjo për shkakun se përkujdesja ndaj këtij lloji droge si dhe sistemi i ujitjes, siç shihet edhe në video, është prezent në të gjitha anët e parcelës./Llapi.info