Sot është mbajtur gara e qitjes nga shoqatat e Gjuetareve të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Në këtë organizim, i cili ka qenë në nivel vendi. Vendin e parë e ka zënë Podujeva me 17 pikë të grumbulluara, e pasuar nga Fushë-Kosova me 14 pikë dhe Klina po aq.

Kjo garë u organizua për herë të katërt sivjet dhe garuesit u sfiduan në qitje me armë gjuetie në goditjen e pjatelës.

Në organizimin e Shoqatës së Gjuetisë “Rosa” nga Obiliqi dhe i mbështetur nga poligoni i qitjes “Katana” morën pjesë 12 ekipe nga e gjithë Kosova. /Llapi.info

Më poshtë pamjet: