Dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes dhe Nismas në mënyrë të organizuar janë nisur sot nga stacioni i autobusëve në Podujevë për të marr pjesë në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare, njofton Llapi.info.
Sipas Kryetarit të Nismas dega në Podujevë, Bajram Ajeti, sot fillon faza tjetër e protestës së opozitës kundër marrveshjes me Serbinë. Ai tha se indinjata e qytetarëve është shumë më e madhe sesa që ka qenë sepse edhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese janë vërejtur shkeljet që ka bërë qeveria e Kosovës gjeqësisht Isa Mustafa.
“Nuk nështë çështje e opozitës, nuk është çështje e tri partive, është çështje e gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të regojnë dhe mos të rrezikojnë shtetin për të cilin është derdh gjak, njersë dhe lot, por që t’ju sigurohet e ardhmja e qytetarëve të kësaj Kosove edhe brezave që vin, sepse edhe këta vërtet do të rrezikohen” , ka thënë Ajeti për Llapi.info.
Ai shtoi se ata qytetarë që nuk dalin në protestë, çështjen e Kosovës e shohin përmes barkut dhe jo përmes arsyes.
Ndërsa, Nebih Balaj nga Vetëvëndosja tha se protesta do të jetë paqësore.
Opozita do të protestojë sot në Prishtinë kundër marrveshjeve për asociacionin, demarkacionin si dhe për dorëheqjen e qeverisë./Llapi.info