Nesër, duke filluar nga ora 10: 00 e mëngjesit , Komuna e Podujevës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Podujevës, rend dite në këtë seancë do të jetë rialokimi i një pjese të mjeteve buxhetore të vitit 2016, njofton Llapi.info.

Ja edhe njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se më 18.10. 2016 (e martë), në orën 10:00, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:
Propozimi i vendimit për rialokimin e një pjese të mjeteve buxhetore të Komunës së Podujevës në vitin 2016
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
/Llapi.info