Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim Learta Hoxha – përfaqësuese e Institutit për Politika zhvillimore INDEP.
Gjatë është biseduar për implementimin e masave të Efiçiencës së Energjisë dhe ndërtimin e kapaciteteve në sektorin privat dhe publik rajonal.
Në takimin, ku ishin të pranishëm edhe Avni Fetahu-drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Nexhmi Rudari-drejtor i Arsimit, Larta Hoxha tha se INDEP (që është përzgjedhur si një nga përfituesit e skemës së grantit “European Union Regional Economic Development – EURED”) do të angazhohet për të ndihmuar komunat në të cilat po implementohet projekti, e që janë: Komuna e Podujevës, Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.
Përkrahja do të përqendrohet në ngritjen e kapaciteteve të brendshme dhe asistencë në përpilimin e planeve komunale për Efiçiencë të Energjisë.
Veliu tha se Podujeva është ndër 15 komunat e para që ka hartuar Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë 2014-2020.
“Komuna është duke zbatuar masat për Efiçiencë të Energjisë dhe atë duke u nisur nga ndriçimi publik me poçe ekonomikë efiçient si dhe projekti lidhur me ndriçimin solar me 58 trupa ndriçues në qendër të qytetit”, tha kryetari Veliu.
Në takim u tha se edhe qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen për kursimit të energjisë elektrike përmes ndërrimit të poçeve. Ky senisbilizim është bërë në bashkëpunim me Agjencionin për efiçiencë të energjisë në kuadër të Ministrisë së zhvillimit ekonomik në bashkëpunim me Komunën përmes shpërndarjes së fletushkave.