Komuna e Podujevës ka planifikuar zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Llap, transmeton Llapi.info
Në një njoftim për kontratë nga kjo komunë, bëhet e ditur se zgjerimi dhe pastrimi i saj do bëhet nga qyteti deri në fshatin Repë.
Kjo punë për pastrimin e lumit i është besuar operatorit ekonomik Megi Bau GmbH Sh.p.k.
Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar me këtë kontratë është 47 mijë e 32 e 84 euro.
Ndryshe, kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu duke përcjell punimet në vende të ndryshme në zgjerimin e lumit Llap, pati thënë se me këto investime dhe me vendosjen e gabioneve në shtratin e lumit do të parandalohen dëmtimi i brigjeve dhe vërshimet nëpër zona./Llapi.info