Në objektin e Administratës Komunale dhe institucionet e tjera në Podujevë, sot flamujt janë lëshuar në gjysmështizë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës, njofton Zyra për Informim në Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.
Vendosja e flamujve në gjysmështizë bëhet në Ditën e zisë, të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, në shenjë solidariteti me popullin e Francës dhe nderimin për viktimat e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 129 persona dhe 352 të tjerë u palgosën./Llapi.info