Ndryshime të mëdha janë bërë nga komunarët e Podujevës në dy dokumente ku janë përshkruar projektet parësore për vitin 2015.
Njëra është Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2014-2016 e tjetri buxheti për këtë vit bashkë me projektet. Të dyja i ka miratuar Kuvendi Komunal.
Për vitin 2015 me KAB ishin paraparë të realizoheshin 22 projekte, ndërsa me miratimin e buxhetit atyre u janë shtuar edhe 5 të tjera. Por, në shumicën prej tyre janë zvogëluar mjetet e parapara për realizimin e tyre. Vetëm në Drejtorinë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit janë 11 projekte që ishin paraparë me KAB 2014-2016 për këtë vit e që mungojnë pas miratimit të buxhetit. Ndërkohë, janë shtuar 15 projekte tjera që nuk ishin paraparë me Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Projekteve u janë ndryshuar edhe mjetet e parapara për realizimin e tyre e për disa janë paraparë më shumë mjete e për shumicën e tyre më pak. /kohaditore/