Foto: Llapi.info

Pas zyrtarizimit të kryetarit aktual, Agim Veliut si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Llapi.info.

Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.

Ligji nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale tregon se kur përfundon mandati i kryetarit të komunës./Llapi.info