Më shumë tetë muaj janë bërë prejse është rrënuar biblioteka e vetme publike në Podujevë, njofton Llapi.info
Por, tash e tetë muaj kjo Komunë nuk ka arritur t’iu ofrojë një zgjidhje lexuesve llapjanë.
E për rrënimin e bibliotekës së vetme publike në Podujevë, kritika kanë dhënë këshilltarët opozitarë. Madje, Lëvizja Vetëvendosje në këtë Komunë pati ndërmarrë një aksion duke shpërndarë libra për nxënësit në sheshin “Ali Ajeti”.
Ndërsa, tani VV ka nisur aksionin për shpërndarjen e librave për studentët llapjanë, me moton “Një student një Libër”.
“Lëvizja Vetëvendosje që nga koha e mbylljes së Bibliotekës së vetme të qytetit ka ngritur shqetësimin për nevojën që nxënës, studentë e dashamirë të librit të kenë në dispozicion literaturën e librat që Biblioteka e Qytetit dispononte, por gjithçka me administratën aktuale sikur has në vesh të shurdhër. Me fillimvit në sheshet e qytetit kemi shpërndarë lektyrat shkollore për nxënësit e ciklit fillor, kemi pajisur Bibliotekën në kuadër të qendrës së Lëvizjes me shumë tituj që edhe lexuesë të kenë qasje në to, për të dhënë edhe një kontribut shtesë, tani për studentët llapjanë nga sot ndërmarrim aksionin: Një student një Libër!”, thuhet në njoftim./Llapi.info