Qyteti i Podujevës do të bëhet me një fushë ndihmëse të futbollit që do të kushtojë rreth 70 mijë euro.
Punimet tashmë kanë nisur, dhe lokacioni i kësaj fushe ndihmëse do të jetë në fshatin Peran të Podujevës.
Lidhur me detajet rreth ndërtimit të kësaj fushe, për Insportin ka folur Drejtor i DKRS në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj.
“Ideja për ndërtimin e kësaj fushe ndihmëse ka ardhur bazuar në kërkesëne lartë që e kemi, pasi futbolli është sporti më popullor në Podujevë dhe faktin që stadium “Zahir Pajaziti” përdoret vetëm për nivelet e larta dhe ndeshjet ndërkombëtare”-tha ai.
Tutje, Balaj shtoi se funksioni i primar i kësaj fushe është ai stërvitor, duke zbulur poashtu edhe shifrën e investimeve për këtë fushë ndihmëse futbolli.
“Funksioni primar është stërvitor, por ne të mund edhe të zhvillohen ndeshje të nivelit të ligës së tretë të seniorëve dhe kateogrive më të reja”.
Teksa, lidhur me emërtimin e kësaj fushe Drejtor i DKRS në Komunën e Podujevës tha se nuk kanë vendosur ende: “Nuk kemi menduar ende. Kjo është çështje që mund të shihet me vonë, meqe nuk është stadium, por fushë ndihmëse”.
Ndryshe, përveç Klubit të Llapit, Podujeva ka edhe KFF Llapi (Klubi i Femrave në Futboll) që garon në Superligë. Ndërsa, katër ekipe nga Podujeva garojnë në ligën e tretë në futboll: Besiana, Shkëndija, Podujeva dhe Dardanët.