Komuna e Podujevës e ka shënuar me aktivitete të ndryshme, 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Aktivitetet në shënimin e 17 Shkurtit, 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë filluar me homazhe dhe vendosje të luleve pranë shtatoreve të dëshmorëve, te varri i Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe te Varrezat e Dëshmorëve, nga delegacioni i Komunës, ku ishin Nënkryetari, Nexhmi Rudari, kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Gashi dhe anëtarë të Kuvendit e të ekzekutivit të Komunës.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu” është mbajtur turneu në futboll të vogël, ku kanë garuar ekipe të shkollave të futbollit në Komunën e Podujevës.

Ndërsa, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Llapi” organizoi marshin e ecjes, në një shteg prej 14km me ç’rast në majen Guri i Bardh u vendos flamuri shtetëror.

Manifestimet për Ditën e Pavarësisë janë përmbyllur me koncertin e Sh.K.A “Josip Rela” në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani”./Llapi.info

Image may contain: 11 people, people standing, basketball court and indoor
Image may contain: 2 people, sky, outdoor and nature