Që nga vendosja e saj në vitin 2013, skulptura e vendosur përballë Komunës së Podujevës, për herë të parë do të marr formë tjetër, shkruan Llapi.info.

Ajo me rastin e Ditës së Evropës do të ngjyroset me ngjyrat blu dhe ari nga Organizata Rinore “Blue” në bashkëpunim me autorët e kësaj skulpture.

Sipas njërit prej autorëve të kësaj skulpture, Faton Aliu, ngjyroja e saj do të bëhet sot me flamurin Evropian për nderë të Ditës së Evropës. Ai tha se ideja për ngjyrosjen saj ka ardhur nga  Organizata Rinore “Blue” në Podujevë.

“Qendra Rinore “Blue” që është me seli në Podujevë  ka shprehur dëshirë që sot për Ditën e Evropës këtë skulpturë ta ngjyrim me flamurin Evropian. Do me thënë ka qenë si ide e tyre dhe normal na e kanë bërë neve si lloj kërkese se a mundemi ne me aprovua apo jo  përderisa jemi autorë të kësaj skulpture.  Ne na ka pëlqyer ideja, ka qenë kreative dhe e kemi përkrahur. Pse  mos me e bë një gjë të tillë” tha Aliu.

Sipas Aliut skulpturat tjera të vendosura në qytet nuk do të ngjyrosen sot por vetëm kjo që është e vendosur përballë Komunës pasi që sipas tij kjo është më e përshtatshme për ngjyrosje.

“Skulpturat tjera nuk do të ngjyrosen por vetëm kjo që është e vendosur para Komune. Kjo edhe na është përshtatë pikërisht edhe neve por edhe   qendrës “Blue” që është  për ato tjerat do të shohim herëve tjera por për momentin e kemi vetëm  këtë skulpturë” tha ai.

Autori i kësaj skulpture tha se përfundimi i ngjyrosjes pritet të përfundoj brenda tri orëve dhe se e gjithë kjo varet nga të reshurat atmosferike.

“Ajo mund të përfundoj brenda një ore komplet  por edhe derisa ngjyra të teret diku rreth dy orë kështu që   krejt në dispozicion i kemi tri orë nëse nuk ka shi” përfundoi ai.

Kujtojmë se në Kosovë  në kalendarin e festave shtetërore, 9 maji shënohet si festë zyrtare./Llapiinfo