Komuna e Podujevës sot ka bërë përzgjedhjen e sportistëve më të mirë të vitit 2016.
Klubi i Futbollistik Llapi i cili e ka përmbyllur këtë vit si nënkampion i Superligës së Kosovës me në krye Tahir Batatinën, është shpallur klubi më i suksesshëm në Podujevë teksa, Batatina është përzgjedhur si trajneri më i mirë i këtij viti, transmeton Llapi.info.
Kurse, sportistja më e mirë këtë vit në Podujevë është shpallur atletja Luljetë Shala nga klubi i Atletikës Llapi.
Përveç përzgjedhjes së sportistëve dhe ndarjeve të mirënjohjeve për vitin që po e lëmë pas, Podujeva nderoi edhe dy sportistë të cilët këtë vit u ndanë nga jeta, Avni Demirin dhe Butrint Bajramin.
Në këtë manifestim ishin prezent kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetari i Podujevës, Agim Veliu si dhe udhëheqës të klubeve e veteranë të sportit të Podujevës./Llapi.info