Sot disa fshatra të komunës së Podujevës do të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike njofton KEDS përcjellë Llapi.info.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të jetë prej orës 13:30 deri në orën 20:30.

Sipas njoftimin të KEDS-it gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Gjithashtu edhe fshatrat: Llapashticë, Sekiraqë, Gllamnik, Konushevc, Buricë dhe Penuhë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Arsyeja e ndërprerjes është ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesive./Llapi.info