Sot duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 15:00 do të bëhet testimi i sistemit të alarmit për rrezik nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevë, përcjell Llapi.info.

“Njoftojmë qytetarët e Podujevës, se me kërkesën e Agjencionit për Menaxhimin Emergjent të MPB dhe sipas planifikimeve nga Zyra e Alarmit, me qëllim të funksionalizimit të sistemit të alarmit, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) do të bëjë testimin publik të stabilimenteve të alarmit.”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Luten qytetarët që të kenë mirëkuptim gjatë priudhës sa do të zgjasë testimi i alarmëve pasi që ajo nuk do të zgjasë shumë dhe bëhet me qëllim të sigurisë së banorëve./Llapi.info