Nesër (19 qershor) bëhen 20 vjet nga dita kur Komuna e Podujevës u çlirua nga okupatori serb, njofton Llapi.info

E në prag të shënimit të kësaj dite, një pjesë e qytetit të Podujevës sot është dekoruar me flamuj shtetërorë e kombëtarë.

Vendosja e këtyre flamujve është bërë përgjatë qendrës së qytetit, përkatësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Komuna ka organizuar aktivitete të cilat fillojnë qysh në orën 10:00 të mëngjesit, me homazhe pranë pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve.

Më poshtë agjenda:

Ora 10:00
Homazhe dhe vendosje të buqetave me lule pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve.

Ora 11:00
Marshim me automjete të terrenit malor
(Relacioni: Hotel Besiana-Beni Dona-Tabet e Llapashticës-Kompleksi Memorial në Penuhë-Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan)

Ora 18:00
Ekspozitë e artit figurativ (nxënësit e shkollave fillore)
Holli i Teatrit “Avdush Hasani”

Ora 19:00
Koncert Sh.K.A. Josip Rela
Forumi Rinor i Ashkalive
Sheshi “Ali Ajeti”

Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës, më 16.06.2019, në Palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu” është mbajtur Turneu memorial në karate “Curri-Begolli”, ku morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi./Llapi.info

Image may contain: sky, tree and outdoor
Image may contain: sky, tree, plant and outdoor