“Qeverisja në komunën e Podujevës tash e 18 vite pas luftës më mirë i trajton Shoqatat e Gjuetarëve sesa Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Luftëtarëve të Lirisë dhe Martirëve”

Kështu ka shkruar këshilltari i PDK- së në Podujevë, Flakron Gashi në një status në rrjetin e tij personal Facebook me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, njofton Llapi.info.

Sipas Gashit, “kjo tregon në thelb se të tillët nuk i njohin vlerat sublime të lirisë! Komuna e Podujevës është shkëputur nga realiteti qytetar dhe interesat e tyre nuk i sheh as në horizontin e largët.”

“Anijeve të tilla pa vela është koha tu themi, LAMTUMIRË!” ka përfunduar ai./Llapiinfo