Të premtën duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 15:00 do të bëhet testimi i sistemit të alarmit për rrezik nga zjarri dhe fatkeqësitë natyror, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevë, përcjell Llapi.info.
Në njoftim luten qytetarët që të kenë mirëkuptim gjatë priudhës sa do të zgjasë testimi i alarmëve pasi që ajo nuk do të zgjasë shumë dhe bëhet me qëllim të sigurisë së banorëve./Llapi.info
Ky është njoftimi i plotë i Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim:
“Njoftojmë qytetarët e Podujevës, se me kërkesën e Agjencionit për Menaxhimin Emergjent të MPB dhe sipas planifikimeve nga Zyra e Alarmit, me qëllim të funksionalizimit të sistemit të alarmit, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) do të bëjë testimin publik të stabilimenteve të alarmit.
Testimi i sistemit të alarmit për rrezik nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, do të bëhet të premten, më 11.03.2016, brenda intervalit kohor prej orës 14:30 deri në orën 15:00.
Faza testuese zgjat vetëm disa sekonda dhe kjo bëhet me qëllim të sigurisë së banorëve, andaj lusim qytetarët për mirëkuptim gjatë kësaj periudhe testuese të alarmeve.
Podujevë, 09.03. 2016
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim”