Komuna e Podujevës është duke vazhduar me probleme sa i përket menaxhimit dhe mbledhjes së mbeturinave, shkruan Llapi.info
Kontejnerë përplot e rrugët janë të ‘zhytura’ me bërllok të shumtë. E, një gjendje e tillë ku qytetarët po vazhdojnë të hasin në bërllok të përmasave madhore nuk është larg qytetit, afër Spitalit të Podujevës, lagje kjo për të cilën Llapi.info vazhdimisht ka raportuar për mbeturina të shumta.
Përveç kundërmimeve dhe pamjeve shkatërruese, shqetësim tjetër për banorët llapjanë janë edhe qentë endacakë që sillen vërdallë ‘deponive’.
Ndërsa, sa i përket këtij bërlloku, komunarët kanë fajësuar qytetarët, teksa ndërrimi i planit për grumbullimin e tyre është përcjellë vazhdimisht me akuza për mospastrimin e tyre siç duhet./Llapi.info