Për dallim nga orët e mëparshme, tani fluksi i votuesve në Podujevë është rritur, raporton Llapi.info.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja, dalja e votuesve në Podujevë është 7 mijë e 657 qytetarë, apo shprehur në përqindje 9.14%. Të drejtë vote në Podujevë kanë 85 mijë 254 qytetarë.

Në këtë komunë, 111 është numri i përgjithshëm i vendvotimeve, teksa qendra më e madhe është Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini”. Kështu ka deklaruar për Llapi.info edhe drejtori dhe menaxheri i kësaj qendre, Fehmi Zeqiri.

Më poshtë pamjet ku shihet fluksi i qytetarëve që ia kanë mësyrë qendrave të votimit./Llapi.info