Ka nisur rënia e borës në Podujevë.

Reshjet e borës kanë ndodhur në shumicën e pjesëve të vendit tonë.

Në pamjet e mëposhtme mund t’i shihni reshjet e sontme.

Kështu ka paralajmëruar gjatë ditës edhe meteorologu Mendim Rugova.

Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.

“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depërtojë deri mbi Ballkan që është emëruar si stuhia ‘Kaitano’ sipas Agjencionit Meterologjik Spanjoll”, tha ai.

Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte, sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.

“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai.