Një qytetar nga Podujeva ka fituar shumën prej 122 mijë e 979 euro pasi qëlloi 7 nga 39 numrat e Lotarisë së Kosovës në xhiron e saj të 84, përcjell Llapi.info.

Me 7 të qëlluara, qytetari që ka blerë tiketën e Lotarisë së Kosovës në qytetin e Podujevës është fituesi i çmimit të madh, njofton Lotaria e Kosovës përmes faqes së saj zyrtare.

Sipas Lotarisë së Kosovës, këtë javë fitues me 6 të qëlluara kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë fituar nga 430 euro.