Aksioni “Mos e pijë një kafe, ndihmoj Bakiut” i organizuar nga nxënësit llapjanë, nga e premtja në Podujevë ka grumbulluar 17.700 euro. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur njëri nga organizatorët e këtij aksioni, Liridon Mulliqi.

Sipas tij, 17.700 euro janë grumbulluar për Baki Hajzerin falë ndihmës së qytetarëve në Podujevë. “Kjo shumë është arritur nga pikat grumbulluese në tri xhami në Podujevë, nga ndihma e qytetarëve dhe biznezeve”, ka thënë Mulliqi.

Ai ka treguar se në Podujevë do të vazhdojë të jetë e vendosur vetëm një pikë grumbulluese te posta deri në ora 18:00, dhe ka lutur qytetarët që të kenë kujdes sepse ka njerëz që po keqpërdorin këtë iniciativë.

Mulliqi ka shtuar se kjo iniciativë që nga sot do të vazhdoj edhe në Prishtinë për të kërkuar ndihmë nga bizneset dhe qyetarët./Llapi.info

11851262_10156001274805106_1236729013_n