Sot janë bërë 22 vjet nga masakra e fshatit Dyz të Podujevës, në të cilën u vranë 70 civilë shqiptarë, njofton Llapi.info.

Në këtë përkujtim, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetë të tjerë  kanë bërë homazhe pranë varrezave të viktimave. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Sot në 22 vjetorin e masakrës së Dyzit, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetë llapjanë dhe udhëheqës të ekzekutivit komunal kemi bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe varreve të 70 viktimave civil të vrarë më 18 prill 1999 në Dyz dhe Koliq.  Vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë për liri ishin të mëdha, ne kemi paguar çmim të shtrejntë për lirinë e vendit. Sot kujtojmë dhe nderojmë veprën dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve për lirinë e vendit. Masakra e Dyzit përveç që është e dhimbshme për faktin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm, është edhe shumë e madhe për nga numri i viktimave civile. Dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit janë treguesi i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e vendit. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 3 people and people standing