Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu. Fazliu nga fshati Llaushë e Podujevës, ra heroikisht më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi, njofton Llapi.info.
Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për disa vite jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja.
Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Për nder të 23-vjetorit të rënies, sot tek lapidari i vëllezërve Fazliu do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tyre./Llapi.info