400 nënshkrime janë mbledhur deri tani në peticionin kundër Zajendnicës që është organizuar sot në Podujevë nga partitë opozitare, Vetëvendosja, AAK dhe Nisma.
Nënshkrues i këtij peticioni është edhe Avni Ajeti, asamblesit në Kuvendin Komunal të Podujevës nga rradhët e LDK-së, i cili ka thënë se nënshkrimi i peticionit është vendim i tij personal dhe jo qëndrim i partisë.
Pajtim Balaj, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë për Llapi.info se deri tani kanë nënshkruar rreth 400 qytetarë.
“Kemi dal pak pas orës 10:00 me aktivistë të Nismës dhe AAK-së për të mbledhur nënshkrime kundër Zajendnices. Deri tani kemi mbledhur 400 nënshkrime. Ky aksion do të zgjasë deri në 15 ditë”, ka thënë Balaj.
Valmir Gërvalla, Sekretar i NISMË –s, ka thënë se pret që ky aksion të ketë sukses, dhe sipas tij pjesëmarrja e qytetarëve llapjanë deri me tani është e knaqëshme.
“Aksioni ka filluar mirë dhe presim që do të vazhdojë kështu. Bashkëpunimi me aktivistë të partive tjera është i mirë”, ka thënë Gërvalla./Llapi.info