Fermerët përfitues nënshkruan kontratat e projektit “Mbështetje me serra”
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu dhe përfaqësuesit e organizatës “Islamic Relief”, morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së kontratave për fermerët përfitues në projektin “Mbështetje me serra”.
Projekti u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të organzatës “Islamic Relief” dhe Komunës së Podujevës ndërsa përfitues të projektit janë 49 fermerë.
Kryetari Bulliqi i uroi fermerët përfitues, duke u zotuar që do të mbështesë gjithmonë në projekte dhe subvencione në mënyrë që tu krijohen kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarive të tyre.
Fermerëve përfitues pas nënshkrimit të kontratave, iu mbajt edhe një sesion informues rreth përdorimit të serrave, sesion i përgatitur nga ekspertë bujqësor.