Ani pse qytetarët paguajnë për një metër dru mbi 30 euro, ata pothuajse asnjëherë nuk marrin një metër dru.
Kjo pasi që druvarët në Podujevë po mashtrojnë në çdo metër dru të cilën e shesin. Kështu së paku ka thënë për Llapi.info një shitës i drunjve i cili nuk ka dashur që identiteti i tij të bëhet i ditur.
Shembull konkret ai ka treguar për Llapi.info se shitësit i palojnë vetëm rendin e parë dhe të fundit të drunjve ashtu siç duhet, ndërsa në mes aty ku nuk shihen, shitësit i kryqëzojnë drunjtë që t’u zihet vendi drunjëve tjera. Kështu duke “vjedhur” dru pa e ditur blerësi.
Këtë e vërteton fakti se pothuajse asnjë nga shitësit nuk pranon që pas blersjes së drunjve t’i palojnë dhe t’i masin ato.
Rast tjetër kur shitësit “vjedhin” në metër, tregon shitësi i cili nuk deshi të identifikohet, është atëherë kur blen drunjë të qara, në kamionetë, ndër drunjë futet ndonjë paletë që t’i zihet vendi drunjve të tjera. Gjithashtu ai ka përmendur se shitës të ndryshëm kanë shkurtuar edhe rimorkion e tyre aty ku nuk shihet për blerës, vetëm e vetëm që t’i mashtrojnë blerësit.
Ngrohjen me dru qytetarët e Kosovës e praktikojnë më së shumti kjo pasi që ngrohja e tillë ka kosto më të ulët të shpenzimeve në krahasim me ngrohjen me energjinë energjetike./Llapi.info/
Llapi.info po ua sjell çmimet e drunjve të cilat gjenden në tregun e Podujevës.
3. “Ahu” 30-35 euro(metri)
4. “Cungat” 60 euro “një metër e gjysmë”