Nesër duke filluar nga ora 10:00 Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (ShTAK) në bashkëpunim me Grupin e Çiklistëve të Podujevës “Podujeva’s Cycling Group” do të organizoj aktivitet me biçikleta në qytetin e Podujevës.
Aktiviteti me biçikleta do të përfshij një shteg prej rreth 39 kilometrave i cili do të filloj nga Sheshi i Qytetit dhe do të përshkoj disa nga fshatrat e qytetit si: fshatin Balloc, Herticë, Drazhnje, Turuqicë, Orllan, Batllavë, Dumosh, Sfeqël, Surkish, dhe prapë kthimi do të bëhet tek Sheshi i Qytetit.
Ky aktivitet ka për qëllim vizitën dhe eksplorimin e disa pikave turistike duke përfshirë Minierën e Drazhnjes, Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” dhe Liqenin e Batllavës. Aktiviteti nuk përmban karakter garues por është një vizitë e thjeshtë e disa pikave turistike të qytetit të Podujevës. Mosha e pjesëmarrjes në aktivitet është 16+./Llapi.info