Dy persona meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar dje në Podujevë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga ta është arrestuar në fshatin Bellopojë, ndërsa tjetri është arrestuar në rrugën “Bedri Bajrami” në qytetin e Podujevës.

Ata janë arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës-dega në Gllogoc dhe të njëjtit janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info