Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar në ndaljen e personave, të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke intervenuar në 11 raste në disa Komuna të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Sipas statistikave ditore të Policisë, vetëm përgjatë 24-orëve janë arrestuar 72 persona në Kosovë.

Policia ka intervenuar edhe një rast në Komunën e Podujevës, duke arrestuar dy persona, e që të cilët nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

“Rr. Besnik Restelica, Podujevë, 04.05.2020-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur PK.

Me rënien e numrit të rasteve të reja me COVID-19, ka filluar edhe lehtësimi i masave në Kosovë. Kësisoj, nga e hëna është zgjeruar koha e lirimit të lëvizjes së qytetarëve, nga 90 minuta në ditë, në tre orë dhe në dy orare (para dhe pasdite)

Aktualisht numri i të prekurve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 855. Prej tyre, 403 janë shëruar./Llapi.info