Në Podujevë është arrestuar një person K-Shqiptar i cili ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Stacionit Policor të Podujevës thuhet se i njejti është dërguar për vuajtjen e dënimit, përcjell Llapi.info.
Përveç këtij rasti në komunën e Podujevës brenda 24 orëve të kaluara janë raportuar gjithësej katër raste të identifikuara si Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, Dëmtim prone, Ndërhyrje Kompjuterike, si dhe rasti i fundit i identifikuar si Prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Gjithashtu Policia njofton se brenda 24 orëve janë shqiptuar gjithësej 12 tiketa në komunikacion./Llapi.info