Një person mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në rrugën “Hyzri Talla” në Podujevë, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Llapi.info.

Policia bënë të ditur se i dyshuari kishte postuar në rrjetin social një foto me një pistoletë kështu policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar një revole Ekol tuna 9 mm.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./Llapi.info