Një person mashkull K/Shqiptar është arrestuar dje në Podujevë pasi që së bashku me dy të dyshuar tjerë kanë sulmuar fizikisht dy persona meshkuj K/Shqiptar, transmeton Llapi.info.
Policia e Kosovës në Raportin e saj 24-orësh njofton se gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar dy thika. Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info