Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë, raporton Llapi.info.

“Podujeve 31.08.2020-14:57. Lidhur me rastin me date 08.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia s’e ka bërë të ditur më konkretisht se për çfarë është vjedhur që çoi në arrestimin e të dyshuarit.

Duhet theksuar se përgjatë këtij viti janë regjistruar një numër i madh i vjedhjeve të rënda. Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, vjedhjet kryesisht janë kryer nëpër shtëpi, gjersa hajnat kanë përvetësuar para të gatshme e stoli ari.

Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info